Të paktën 3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar ekskluzivisht edhe fotot e kokainës që u sekuestrua në komionin e ngarkuar me banane dhe që kishte hyrë nga Mali i Zi dhe më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqipëtre që kanë marrë pjesë në aksion. Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në të ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek. Top Channel mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA