Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Queensland të Australisë. Një djalë 3 vjeçar u gjet i vdekur në një autobus i cili ishte parkurar para shkollës shtetërore të Hambledon. Trupi i tij u gjet nga shoferi i autobusit në orën 03:15 të mëngjesit.

Autoritetet konfirmuan rastin orës 03:00 të së martës. Detektivët po hetojnë rrethanat rreth vdekjes së fëmijës, shkruan Daily Mail.

“Është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe e trishtueshme po është herët për të folur se çfarë ka ndodhur. Ne do të fillojmë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. Vdekja e çdo fëmije është një gjë e tmerrshme dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për ne që të arrijmë në fund të kësaj”- tha detektivi Jason Smith.

Dyshohet se djali kishte hipur në autobus mëngjes dhe supozohej se do të shkonte në kopësht por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA