Sigurisht që të gjesh një mazhordom në lartësinë e zotit Carson, nuk do të jetë e lehtë, por kontët e karnavonit, po tentojnë.
Dhe po e bëjnë këtë me një njoftim në facebook. Pikërisht kështu, kështjella e serisë së famshme televizive “Downton Abbey” po kërkon një kujdestar. Në mediat sociale të pronës Highclere, në kontenë angleze të Hampshire, mund të lexohen të gjitha kërkesat e nevojshme.
“Që të kesh sukses në këtë pozicion, themelore është sjellja pozitive, kujdesi ndaj detajeve, një prezantim i kënaqshëm personal dhe aftësi të mira komunikimi dhe organizimi. Kërkohet fleksibilitet dhe aftësi që të punohet në grup – thuhet në njoftim.
Kandidatët duhet të kenë edhe aftësi të shkëlqyera shërbimi për klientët, të flasin anglisht rrjedhshëm dhe ta adhurojnë punën me njerëz”. Kështjella ka 300 dhoma me tualete private dhe është rezidenca në fshat e kondërve të karnavonit që nga 1679. Ajo ka një park gjigant të projektuar nga Lancelot Braun në 1774. Rezidenca u ngrit në sajtin më antik të pallatit mesjetar të peshkopëve të Uincesterit, që më pas i kaloi kontëve të karnarvonit, paraardhës të të famshmit Xhoxrh Herbert, kont i karnarvonit që financoi gërmimet në Egjipt, që çuan në nxjerrjen në dritë të faraonit Tutankhamon.
Top Channel