Vdekje misterioze e seksologes së Hollywood pas rënies nga kati i tretë, fqinjët dëgjuan britma

17/02/2020 18:06

Ajo që njihej si një ‘guru’ e seksit në Hollywood ka vdekur në mënyrë makabre në fundjavë dhe i dashuri i saj është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Dr. Amie Harwick u zbulua se kishte rënë nga ballkoni i katit të tretë në një vilë në Hollywood Hills në 1.16 të natës.

Policia e Los Angeles ishte thirrur në këtë adresë pas ankesave se një grua po ulëriste në banesë dhe kur mbërritën aty, shoqja e shtëpisë së Harwick tha se dikush po e sulmonte atë.

Policia hyri në banesë dhe gjeti psikologen me plagë të rënda, poshtë ballkonit të tretë. Ajo u çua me urgjencë në spital por vdiq pak më vonë.

Ish io dashuri i saj Gareth Pursehouse, 41 vjeç, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe garancia e lirisë me kusht është3 caktuar në 2 milionë dollarë.
Shoqja e Harwick kishte kapërcyer murin për të kaluar në banesën e fqinjëve duke kërkuar ndihmë pas nisjes së incidentit.
Detektivët mësuan se Harëick kishte pasur një urdhër mbrojtjeje kundër Pursehouse disa kohë më parë, por tashmë afati kishte skaduar.
Detektivët mësuan se viktima kohët e fundit kishte shkrehur frikë nga ish-i dashuri. Ajo përdorte rrjetet sociale për të dhënë këshilla mbi dashurinë e seksin dhe ishte autore e librit Bibla e re e seksit për gratë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel