Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 persona, për vepra penale të ndryshme.
Policia e Komisariatit Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të R. M. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme po bënte punime pa leje në banesën e tij dhe gjatë punimeve është dëmtuar punëtori R. D.
Ndërkohë nga policia e Komisariatit Nr. 6 është arrestuar në flagrancë Y. Ç., si edhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi M. Ç., për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientin para banesës së tyre, në Kombinat, kanë dhunuar fizikisht vëllanë e tyre L. Ç, si edhe kunatën e tyre (bashkëshorten e L. Ç).
Ndërkohë tre arrestimet e tjera janë kryer nga policia rrugore dy për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe një në gjendje të dehur, konkretisht:
– Në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë rrugore, A. B., banues në Tiranë, pasi drejtonte motoçikletën pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa targa;
– Në bulevardin “Gjergj Fishta” u kap dhe u arrestua në flagrancë S. M. banuese në Tiranë, pasi drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi;
– Në rrugën “Donald Trump“ u arrestua në flagrancë A. SH., banues në Tiranë, pasi drejtonte gjendje të dehur motorin pa targa, duke u bërë burim aksidenti.
Top Channel