Amsterdami do të nisë zbatimin e masave për ndalimin e blerjes së kanabisit nga turistët e huaj në kafenetë e tij të famshme dhe pikat e tjera të shpërndarjes.

Propozimi është pjesë e përpjekjeve të kryebashkiakes Femke Halsema për të përballuar numrin e madh të vizitorëve që po shkaktojnë tejmbushje të kryeqytetit holandez.

Politikat e releksuara në lidhje me kanabis janë një nga shtytjet kryesore të turizmit në qytetin me 1.1 milionë banorë, i cili prej rreth 17 milionë turistë në vit.
Halsema ka nisur tashmë ndalimin e grupeve të turistëve në zonën “me drita të kuqe” për të luftuar mbipopullimin dhe abuzimin me “punonjëset e seksit”.
Në një letër për këshilltarët ajo shkruan se ka porositur një studim për reduktimin e tërheqjes së turistëve në qytet vetëm si rezultat i shitjes së kanabisit.
“Nevojitet një ndarje e qartë mes tregut të drogave të buta dhe atyre të forta për arsye të problematikës së këtyre të fundit”, thotë ajo.
ndalimi do të ndihmojë gjithashtu luftën ndaj krimit të organizuar dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 prill.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel