Foto të pabesueshme të impalës që i reziston tufës së gepardëve në rezervatin në Kenia

14/02/2020 19:58

Një kaproll afrikan impala ka bërë një arratisje të pabesueshme duke i rezistuar sulmit të pesë gepardëve që e sulmuan në një rezervat natyror në Kenia.

Kaprolli mashkull arriti të qëndronte në këmbë teksa predatorët i kërcënin në kurriz dhe me kthetrat e tyre përpiqeshin ta rrëzonin. Çuditërisht ai u çlirua prej tyre dhe u largua.

Sulmi u kap në një seri fotosh të mahnitshme nga fotografi Kevin Rooney, në rezervatin Naboisho.

Fotot tegojnëm nën gepard Selenkei, që sulmon fillimisht impalën 70 kilogramëshe teksa më pas asaj i bashkohet katër të rinjtë e saj, që megjithse pa sukses supozohet të kenë fituar eksperiencë për gjueti të ardhshme.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel