Deputeti Kujtim Gjuzi ka folur në parlament në lidhje me festën e 100 vjetorit të Tiranës, ku akuzoji Erion Veliajn se nuk kishte ftuar asnjë Tiranas.
Teksa po fliste për këtë akuzoji edhe për vjedhje qeverinë, ku më pas u shpreh se atë nuk e vidhnin dot pasi më pas do vepronte sipas zakonit.
Kujtim Gjuzi: Kush je ti që nuk fton profesorë akademikë që janë tiranas, e vjen ti e flet që je nga Berati.
Pse e boni protokollin mish-mash? Po ku dini të bëni protokoll ju. Po ju dini të vidhni toka.
Po kujtim Gjuzin nuk e vidhni dot, kujtim Gjuzi i mbron me forma zakonore, u çon haber tek shtëpia.
Drejtuesja e seancës i ka tërhequr vërejtje që të tërhiqte pas ato çka tha pasi cilësoheshin si kërcënime.
Ndërsa Gjuzi ja ktheu:
Jam t’u fol me etikën më të mrekullueshme që mund të kesh dëgjuar ndonjëherë
Top Channel