Një video tronditëse e shpërndarë së fundmi në rrjet, që tregon një striptiste nga Dallas në SHBA që bie me fytyrë në tokë nga lartësia e tubit të kërcimit por vazhdoi rutinën e saj megjithë krisjen e nofullës, dhëmbët e thyer dhe kyçin e ndrydhur.
Kërcimtarja e njohur si Genea Sky, në momentin e aksidentit ishte ngjitur 6 metra lart në tub dhe teksa bënte disa manovra humbi kapjen dhe a dhunshëm në tokë.
Në llogarinë e saj në Instagram Sky falenderonte më pas mbështetësit e saj në mediat sociale dhe tregonte për incidentin.
“Më parë nuk kisha ndërmend të komentoja për këtë. Por video është bërë virale dhe mbështetja e fansave të mi ka qenë e madhe. Ndostha kam thyer nofullën dhe më duhet ta operoj. Kam thyer disa dhëmbë dhe ndrydhur kyçin. Përveç këtyre jam mirë”, thotë Sky, ndërsa shprehet mirënjohëse që plagët e saj nuk ishin më keq.
“Nuk kisha gjymtyrë të thyer. Eca vetë për të dalë nga skena. Jam e mallëngjyer nga mesazhet e mbështetjes”.
Top Channel