Real i Madridit konfirmohet lider i La Ligas madje e një futboll impresionues. “Los Blancos” fituan thellë 1-4 ndaj Osasunas dhe shkojnë në kuotën e 52 pikëve.
Në fakt, sfida për skuadrën e Zidane nisi keq në “Pamplona”, pasi vendësit shënuan që në minutën e 13-të me Unai Garcian, që goditi bukur me kokë duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Courtois. Gjithsesi, “mbretërorët” arritën t’i përmbysnin shifrat që në pjesën e parë, teksa fillimisht barazuan me Iscon (33’), ndërsa pak minuta më vonë (38’) morën epërsinë me Sergio Ramosin, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga Casemiro.
Sfida mbeti e hapur deri në minutën e 84-t, kur Lucas, i ftuar në konkludim nga Benzema, realizoi për 1-4, ndërsa në shtesë kishte kohë për një tjetër gol të Realit, që u shënua nga Jovic.
Espanyoli, ndërkohë, fitoi minimalisht ndaj Mallorcas me gol të De Tomasit, ndërsa Real Sociedadi iu imponua 2-1 Athleitic Bilbaos (Portu 65’, Isac 83’/Wllimans 71’).
Top Channel