Tre motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër ku akuzojnë të vëllanë

08/02/2020 11:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku tre motra i kanë dhënë fund jetës së tyre për shkak të problemeve me trashëgiminë.

Piera 68-vjeç ,Valeria 54-vjeç dhe Gabriella Ferrero 67-vjeç, i dhanë fund jetës duke kryer vetëvrasje njëra pas tjetrës brenda pak orëve.

Valeria dhe Gabriella, 54-vjeç dhe 67-vjeçe, u vetëvarën gjatë natës ndërsa motra tjetër Piera u gjet e pajetë në ballkonin e shtëpisë së saj, një apartament në qendër të qytetit. Kjo e fundit kishte lënë edhe një letër në tavolinë që e kishte shkruar para se të kryente aktin ekstrem. Në këtë letër Pier hidhte akuza ndaj vëllai të saj Aldo, pronar i një dyqani mishi .

Ata kishin mosmarrëveshja familjare  për trashëgiminë dhe kjo çështje kishte përfunduar në gjykatë, duke arritur në shkallën e fundit atë së Kasacionit.

Gjykata Supreme tre motrave u kishte  nxjerrë në ankand një pronë për disa dhjetëra mijëra euro.

Fqinjët i përshkruajnë ato si “njerëz të veçantë”. “Ato ishin beqare, nuk kishin burrë  dhe as fëmijë. Jetuan për njëra-tjetrën”, tregojnë ata.

Pas aktit ekstrem që ndërmorën tre motrat vëllai i tyre  Aldo u mor në pyetje për orë të tëra nga karabinierët pas vetëvrasjes së trefishtë.

Të tre gratë ishin të bindura që ai, me avokatët e tij, i kishte nxjerrë ato në rrugë duke marrë në zotërim apartamente familjare dhe tokë.

Në 1994, njëra nga motrat, Piera kishte raportuar një tjetër abuzim. Ajo akuzonte kryetarin e komunës së Carmagnolas se kishte kërkuar ryshfet prej 50 milion lira për të ndërtuar një rrugë në tokën e saj. Të gjendur në një situatë të rënduar tre motrat vendosën t’i japin fund jetës.

Ato kishin provuar të vrisnin veten edhe para pesë vjetësh, më 20 korrik 2015 në Valtournenche (Val d’Aosta), por kishin shpëtuar nga ndërhyrja e karabinierëve: dy i kishin bllokuar para se të hidheshin nga lartësitë, e treta ishte nxjerrë nga vetura e cila ishte mbushur me gaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA