Në një pyll të Siberisë, më shumë se 140 rusë dhe të tjerë të evakuuar nga epiqendra e koronavirusit të panjohur Wuhan, janë mbyllur në një sanatorium që patrullohet nga garda kombëtare që nuk lejon asnjë të hyjë ose të dalë.

Mirëpo të izoluarit kanë nisur postime të shumta në llogaritë e tyre në Instagram të cilat janë kthyer në një magnet për kuriozët e rrjetit që po ndjekin hap pas hapi videot, fotot dhe intervistat e ngarkuara, nga dhomat ku duhet të qëndrojnë për të paktën dy javë.

Ajo që në të kaluarën do të kishte qenë një periudhë frike, vetmie dhe mërzie, është kthyer në një rrjet social dhe në një prej ‘reality show’ më të çuditshëm në Rusi.

“Jam duke krijuar një stil pizhamash nga të burgosurit e zonës së karantinës,” shkruante në vajzë e re nga spitali, duke pozuar nga krevati me uniformat që u janë dhënë të evakuarve.

Pavel Lichman, një model që u evakua nga Wuhan, publikonte një video duke bërë stërvitje. “Me shëmdetin jam mirë, falë stërvitjes time”, komantonte ai me shaka.

“Jemi në një shtëpi rreth 30km larg Tyumen,” në Siberinë perëndimore, vazhdon më tej Lichman. “Karantina qenka shumë e thjeshtë. e vetmja gjë që nuk lejohemi të bëjmë është hyjmë në kontakt me njerëz të tjerë, as me ata në dhomën ngjitur. doktorët vijnë na kontrollojnë, masim temperaturën, kontrollojnë fytin dhe oksigjenin në gjak”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel