Në Top Channel producenti i medias më të madhe ndërkombëtare Fremantle, Luana Vjollcës i besohet autorësia e plotë e emisionit me rekord audience “Take Me Out”

06/02/2020 22:30

Luana Vjollcës i është besuar nga producenti ekzekutiv i medias ndërkombëtare “Fremantle” Andrew Wightman, autorësia e plotë e emisionit “dating” më të suksesshëm në botë “Take Me Out”.

Moderatorja e njohur do të drejtojë programin me rekord audience në 39 vende të botës që do të vijë së shpejti ekskluzivisht në Top Channel.

Gjatë vizitës së sotme në Top Channel, Wightman zhvilloi një mbledhje me autoren dhe stafin e “Take Me Out Albania”.

Teksa e falenderon për besimin, Luana ka publikuar disa foto nga takimi me producentin e medias më të madhe ndërkombëtare “FremantleMedia”.

“Sot, në mbledhjen me producentin ekzekutiv të medias ndërkombëtare Fremantle , Andreë Wightman. Faleminderit për besimin ne Autorësinë e plotë të projektit gjigand televiziv #TakeMeOut , shtëpisë sime Top Channel dhe medias më të madhe ndërkombëtare FremantleMedia,” shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel