SHBA ka dislokuar dy nga dronët e saj elitarë të mbikqyrjes MQ-4C Triton në bazën e oqeanit Paqësor Guam, për të mbledhur inteligjencë mbi Kinën e Korenë e veriut, ndersa dy të tjerë pritet t’u bashkohen atyre deri në pranverë.
Admiral Peter Garvin, komandant i grupit të mjeteve të zbulimit tha për mjetet e reja ajrore: “Dislokimi i ri shton kapacitetet në një fushë të gjerë detare. Skuadroni i dronëve pa pilot VUP19, është i trajnuar më së miri dhe i gatshëm të furnizojë marinën me inteligjencë, mbikqyrje e zbulim”.
Prej vitit 2010 SHBA ka shtuar prezencën në rajonin e Paqësorit aziatik me sistemet më të fundit ushtarake përfshirë dhe ato pa pilot. Dronët Triton fluturojnë deri në 13,000km distancë çka u lejon të mbikqyrin objekte interesi në Kinë ose në Korenë e Veriut, si dhe të mbeten në fluturim deri në 24 orë.
Dronët kushtojnë rreth $200 milionë secili dhe nuk shquhen për aftësi mbijetese, siç u demonstrua në rrëzimin e një prej tyre nga sistemet mbrojtëse të Iranit verën që shkoi.
Top Channel