Kur ka mbetur pak më shumë se 1 muaj nga debutimi në Major League Soccer i Inter Miamit, pronari i klubit nga Florida, David Beckham zbulon ecurinë e punimeve të stadiumit Lockhart Stadium në Fort Lauderdale.

Ish kapiteni i përfaqësueses angleze, nëpërmjet Instagram Story publikoi imazhe të këtij impianti dhe ambjenteve stërvitore rreth tij. Beckham u tregoi të gjithë ndjekësve të tij se do të jetë ky impiant ku bie në sy ngjyra rozë e cila u është dhënë një pjesë të stolave të këtij impianti që do të ketë një kapacitet prej 18 mijë vendesh.
Beckham postoi një selfie të tij pranë stadiumit duke theksuar se mezi priste që të shihte ëndrrën e tij të bëhej realitet.

Inter Miami do të luajë ndeshjet e tij në Fort Lauderdale deri në vitin 2022 kur do të përurohet stadiumi i ri i këtij klubi më kapacitet prej 25 mijë vendesh, Miami Freedom Park që është pjesë e një kompleksi të madh ku përfshihen edhe hotele, restorante, dyqane dhe zona të artit.

Inter Miami do të bëjë debutimin e tij në kampionatin amerikan të futbollit në 1 mars në transfertën kaliforniane ndaj skuadrës së Los Angeles FC, ndërkohë që sfidën e parë në shtëpi do ta luajë në 14 mars pikërisht kundër ish skuadrës së David Beckham, LA Galaxy.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA