Përmbytën vendin me kokainë/ Mburrej si “mbreti”, por ai dhe banda e tij dënohen me 105 vjet burg

04/02/2020 22:43

Një ‘mbret’ i botës së krimit të organizuar dhe banda e tij e drogës dhe e dhunës e quajtur ‘The Geordies’ janë burgosur për më shumë se 105 vjet. Sot Gjykata vendosi të dënojë të gjithë të arrestuarit duke i dhënë fund perandorisë së kokainës që ata zotëronin dhe që përllogaritet të kapë shifrat e të paktë 1 milion paundëve.

James Lee Brooks – i njohur si ‘Geordie Lee’ – mburrej duke thënë se “paraja ishte mbreti”  dhe duke qenë se ai kishte shumë para krimi vijonte duke e cilësuar veten si mbreti i qytetit të Devonit ku ai dhe grupi i tij kriminal vepronin. Rrugët e këtij qyteti u mbushën me drogë të klasit A dhe B nga njerëzit e Lee Brooks. Banda vepronte në mënyrë të dhunshme në territorin që zotëronte.

Të martën, gjykatësi Michael Longman dënoi bandën për një sërë krimesh të drogës së klasës A dhe B, duke burgosur 13 burra për më shumë se 105 vjet në total.

Disa nga anëtarët e saj u dënuan gjithashtu për dhunë seksuale ndaj grave. Dy prej anëtarëve të tjerë u dënuan me akuzën se kishin mbushur qytetin me heroinë.

Ndërsa vetë Brooks, 41 vjeç, nga Dawlish, tani do të fillojë një burgim  me 25 vjet burg ,  20 të dhëna për drogë ndrësa 5 për dhunë seksuale.

FOTO GALERI
6/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA