Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë ka qenë Ambasada e SHBA që më anë të një postimi në Twitter njofton se ky takim ofroi mundësi të shkëlqyera për ndihmën e vazhduar nga SHBA për të themeluar Byron Kombëtare të Hetimit.
“Takimi i sotëm i Ambasadores Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të SHBA, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar BKH.” shkruan Ambasada Amerikane.
Më herët gjatë ditës së sotme Yuri Kimi organizoi një sër takimesh mes tyre edhe me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
Top Channel