Studiuesit në Universitetin Stanford kanë zhvilluar një bateri të veçantë fleksibël që është në gjendje të ruajë energjinë në mënyrë më të sigurt se bateritë aktuale.
Përdorimi i polimereve të bazuara në plastikë për këtë qëllim nuk është i ri për hulumtime, por polimerët e mëparshëm u bënë në formën e një xhel që ndonjëherë rrjedh ose digjej.
Për shkak të fleksibilitetit, kjo bateri e re është ideale për t’u përdorur në telefonat inteligjentë ose vegla që do të përdoren në pjesë të caktuara të veshjeve.
Bateritë e mëparshme të përdorura në raste të tilla janë të ngurta dhe për këtë arsye duhet të jenë të vogla në mënyrë që të mos shqetësojnë përdoruesit.
Bateritë e reja fleksibël mund të jenë praktikisht pjesë e veshjes, dhe për këtë arsye mund të jenë me një kapacitet shumë më të madh. Dhe pasi që ata përdorin elektrolit polimer, të cilët janë shumë më të sigurt se elektrolitet e lëngshëm, shmanget mundësia e rrjedhjes ose vetë-ndezjes, transmeton KosovaPress.
Gjatë testimit, bateritë ishin në gjendje të ruanin vetitë e tyre të energjisë edhe kur palosen, kapen ose shtrëngohen për të dyfishuar dimensionet e tyre origjinale.
Tani për tani, kapaciteti është një problem, pasi këto bateri mund të ruajnë rreth gjysmën e energjisë së baterive konvencionale me të njëjtat dimensione.
Sidoqoftë, studiuesit presin në 12-18 muajt e ardhshëm të jenë në gjendje t’u ofrojnë prodhuesve teknologji plotësisht të testuar për bateri fleksibël të përdorshme.
Top Channel