Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK
22/09 19:48
Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” sot dorëzoi shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetar i organizatës ” Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, tha se Gjykata Kushtetuese në përpjekje për të mbuluar turpin e gjykatave të rregullta është duke vepruar në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë në kundërshtim me vetë Kushtetutën dhe në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është e vetëdijshme qe gjykatat kanë bërë gabime juridike me rastin e refuzimit të padisë
Top Channel