Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe. Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka befas trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencën e tyre, duke i bërë kuptojnë se s’janë më të sigurtë për atë që ndodh përreth.

Secila prej historive të përmbledhura në këtë libër shpalos talentin e madh të një prej shkrimtareve më origjinale të mijëvjeçarit të ri.

“Një shkrimtare e mrekullueshme”

– Svetlana Aleksievic – Fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë 2015

“Një ndër shkrimtaret më interesante e origjinale europiane të çerek shekullit të fundit

– The Economist

 

Mbi autoren

Olga Tokarczuk (1962) – konsiderohet aktualisht shkrimtarja polake më e suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtaret më interesante europiane. E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, si e çmimit Man Booker International Prize (2018), Brückepreis (Gjermani); Kulturhuset International Literary Prize, Suedi. Në 2019, ajo u shpall fituese e Prix Laure Bataillon (Francë) për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej kryeveprave të saj,  romanin “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”

Të dhëna për librin

Titulli: Sonatë për shumë tamburë
Gjinia: Tregime
Autori: Olga Tokarczuk
Shqipëroi: Astrit Beqiraj
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2019
Fq. 342
 

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë