Djegiet në lëkurë nga zbardhuesit e shtëpisë, ja si t’i trajtoni

23/01/2020 06:12

Ditët kur shtëpia pastrohet ‘me themel’ dhe çdo orendi lëvizet për t’i lënë vendin leckës së pastrimit, me siguri i keni shumë familjare. Eleminimi i të gjithë pluhurave, baktereve apo mikrobeve nga shtëpija është qëllimi kryesor. E për ta arritur këtë duhen një sërë mjetesh pastrimi, përtej leckës së dyshemesë.

Ilaçet për pastrim qëndrojnë në majë të listës për nga rëndësia, pasi sigurojnë zbardhjen dhe dezinfektimin e çdo hapësire. Fuqia e tyre sigurisht vjen nga përbërjet kimike që kanë dhe përveç pastrimit, një nga problemet më të mëdha që mund të shkaktojnë janë ato me lëkurën. Kjo ndodh shumë shpesh teksa përdorni produkte zbardhuese për shtëpinë, të quajtura ndryshe ‘Ace’ dhe nuk është aspak e pëlqyeshme. Në këtë artikull, ju tregojmë disa mënyra të lehta e natyrale se sit i trajtoni këto aksidente të vogla në shtëpi.

Ndikimi në lëkurë

Detergjenët për zbardhimin dhe disinfektimin e shtëpisë, mund të kthehen në një rrezik të vërtetë nëse nuk i përdorni siç duhet. Mund të prekin dhe të krijojnë probleme në shumë pjesë të trupit apo edhe brenda organizmit. Për këtë arsye këshillohet që gjithnjë të jeni të kujdesshëm e t’i përdorni këto produkte me doreza plastike të trasha e t’i mbani larg fytyrës.

Sapo pjesët e trupit, sytë, zona rreth gojës apo rrugët e frymëmarrjes, bien në kontakt të afërt me këtë kimikat do të vini re probleme. Sytë do të fillojnë të lotojnë, lëkura do të duket e irrituar dhe e kuqe, ndërsa organet e brendëshme mund të krijojnë vështirësi në frymëmarrje. Në kontakt të drejtpërdrejtë me klorinën që është edhe përbërësi kryesor i këtyre ilaçeve, mund të ndjeni marramenje, të vjella, kollitje, teshtima dhe irritime të tjera.

Çfarë të bëni

Është shum e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm gjatë këtyre proceseve në mënyrë që të evitoni akidentet, por edhe nëse ato ndodhin reagoni menjëherë. Nëse zbardhuesi bie në kontakt me sytë kujdesuni që t’i shpëlani ato mënjherë me ujë të freskët e të bollshëm. Më pas konsultohuni me një mjek, pasi kjo pjesë e trupit është ndër më delikatet.

Nëse ky kimikat bie në kontakt me lëkurën tuaj, lajeni atë menjëherë me ujë dhe sapun apo shampo. Bëjeni këtë derisa të jeni të sigurt që e keni pastruar të gjithë zonën e prekur. Nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje apo ndjeni se keni gëlltitur pak nga ky detergjent, menjëherë lajmëroni ambulancen dhe ndërkohë konsumoni qumësht të ftohtë. Kjo do t’ju ndihmojë që të qetësoni irritimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe stomakun./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA