Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Pas tetë vitesh në arrati, është arrestuar një lituanez që ka ndihmuar shqiptarët të pajisen me pasaporta për të shkuar në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për Irmantas Zvybas, 30 vjeç, shpesh i cilësuar nga mediat britanike si “gangster”.
Ai u arrestua në aeroportin e Rigës në Letoni, teksa gjendej me pushime me familjen e tij. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian, saktësisht nëntë vite më parë. Gjykatësi tha se Zvybas m1% pas ishte fokusuar në jetën e tij personale; ishte martuar e bërë baba, ndërsa punonte nëpër Europë, përfshirë edhe Suedinë. Ai u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në tetor dhe u dërgua në burg në Strangeuays.
Zvybasit i kanë mbetur vetëm 10 muaj burg, por mendohet se ai thjesht do të ekstradohet për në Lituani, ku do të jetojë tashmë pranë familjes.
Top Channel