Vdekja e 29-vjeçarit Kosovar Liridon Saliuka në burgun e Belmarshit në Londër, ka mbushur faqet e para të gazetave më prestigjioze të vendit ishullor.
Dyshohet se viktima ka qenë një person me aftësi të kufizuara, pasi dy vite më parë është përfshirë në një aksident me makinë. Pasi trupi i tij u nxor nga automjeti me të cilën udhëtonte u dërgua menjëherë në spital nga u ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët për ta rikuperuar plotësisht atë vendosën në brendësi të trupit të tij shufra metalike.
29-vjeçari ndodhej në paraburgim që prej verës së kaluar kur e arrestuan dhe u akuzua për përfshirjen në një ngjarje në lindje të Londrës. Akuzë kjo e cila ishte mohuar nga Saliuka dhe në sallën e gjykatës. Viktima është lindur në Kosovë por së fundmi ishte pajisur me pasaportë Britanike. Ai u gjet i pajetë në orët e para të mbrëmjes së 2 janarit, brenda qelisë së tij e cila ishte e posaçme për persona me rrezikshmëri të lartë.
Kosovari ishte viktima e tretë që gjendet në brendësinë e këtij burgu, mediat e huaj shkruajnë se në muajin nëntor të vitit që lamë pas po në këtë burg u gjet i vdekur dhe një person tjetër. Gjatë kohës ku Saliuka regjej në shtrat nga dhimbjet si pasojë e dhimbjeve të marra gjatë aksidentit, për të u kujdes motra e tij Dita, e cila u shpreh për mediat britanike se vëllai i aj mbahej në kushte të larta sigurie. Madje ajo thotë se nuk e di si ndodhi, ai (i referohet vëllait të saj të ndjerë), më thoshte se njerëzit që kryejnë vetëvrasje janë të dobët dhe egoistë.
“Në Belmarash vëllai im u vendos fillimisht në një qeli speciale ku krevati ishte me një dyshek ortopedik, por shumë shpejt ai u transferua në një qeli standarde. Nuk u lejua të bënte një telefonatë të vetme, deri natën e Vitit të Ri që arrita ta shoh. Ai më thoshte se njerëzit që kryejnë vetëvrasje janë të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga persona të tjerë se atë ditë ka pasur një konflikt dhe vëllai im është ngacmuar. Ai donte të pastronte emrin e tij nga akuzat por tani nuk do të ketë më këtë mundësi”, tha motra e viktimës.
Ndërkohë duke marrë parasysh të gjitha vdekjet e ndodhura në qelitë e paraburgimit do të kryhet edhe një investigim i pavarur nga organi publik Britanik “Prisons and Probation Ombudsman”, për t’u zbardhur në këtë mënyrë vrasja e 29 vjeçarit por edhe të personave të tjerë të cilët humbën jetën në qelitë e këtij institucioni.
Top Channel