Video/ Debate të forta në Open, pedagogu: Shqipëria rrezikohet nga sulmet e Iranit

10/01/2020 06:00

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po flitet nëse Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit.

A ndihet Shqipëria e rrezikuar nga sulmet e Iranit?- pyeti panelistët Eni Vasili. Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Hide tha se Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit.

‘Patjetër që jemi të rrezikuar, që kur ne kemi marrë përsipër të mikpresim opozitën iraniane kemi qenë të rrezikuar’- tha Hide.

I këtij mendimi është edhe studiuesi i njohur Redi Shehu. ‘Ne tani jemi objekt. Irani na ka përmendur në një deklaratë zyrtare. Jemi të rrezikuar’- tha Shehu.

Ndërsa për avokatin Spartak Ngjela Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sulmet e Iranit. ‘ Nuk ka rrezik për Shqipërinë. Atij i vranë liderin kryesor dhe nuk bëri asgjë. Jemi pjesë e NATO-s dhe ka frikë të sulmojë’- tha Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA