Live/ Dita e 17-të e protestës në kryeqytet, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, nga nesër ndryshon orari i tubimit Një ditë pas aksidentit tragjik në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albino Kreçi, Policia Kufitare ka nisur largimin e të gjitha mjeteve lundruese që ndodheshin në zonën e ngjarjes.
Mesditën e kësaj të marte specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare Vlorë me ndihmën edhe të një vinçi kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të mjetit të aksidentit të ndodhur ditën e hënë në Ksamil ku humbi jetën 22 vjeçari Albion Kreçi.
Pas përplasjes me skafin e policisë mjeti u ça dhe për rrjedhojë u fundos. Mjeti u gjet në një thellësi prej 34 m dhe pas daljes nga uji mjeti është transportuar në vendbazimin e mjeteve të bllokuara në Ksamil dhe do të shërbejë si provë materiale për hetimin e ngjarjes.
Njëherazi sot nga Policia Kufitare e Sarandës gjatë kontrollit të ushtruar tek mjetet e ujit është bërë bllokimi i 8 mjeteve, 7 në Ksamil dhe 1 në Sarandë. Ndërkohë që mjetet e bllokuara janë sjellë në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme.
Top Channel