Pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do t’i përgjigjet çdo hakmarrjeje të mundshme nga ana e Iranit, duke i sulmuar vendet kulturore të saj. Ka qindra site të tilla me domethënie historike në Iran, më shumë se 20-ë me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Në artikullin e publikuar nga BBC, janë përfshirë disa nga më të rëndësishmet. Një nga sheshet më të mëdha në botë, Sheshi Naqsh-e Jahan, ndodhet në qytetin Isfahan dhe është i ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të. E vendosur në këtë shesh është dhe Xhamia Imam (e riemëruar me këtë emër pas revolucionit të vitit 1979-të). Është e zbukuruar me pllaka të hollësishme dhe gjithashtu është e regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Pallati Golestan është një kompleks i ndërtesave mbretërore në Teheran e cila shërbente si rezidencë zyrtare e dinastisë Qajar në shekullin e XIX. Persepolis ishte një kryeqyteti i Perandorisë Akamenidiane dhe daton që në vitin 515-të para Krishtit.

Was është shpallur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore në fillimin e vitit 1979-të. Në fotot e publikuara shikohet dhe Dari i Madh i Perandorisë Akamenidiane e cila ka pas ekzistuar rreth viteve 500 p.e.s. Mbishkrimi Behistun është një reliev i madh shkëmbi i shkruar në disa gjuhë dhe është vendimtar për deshifrimin e shkrimit kuneiformë (kujtojmë që është një nga sistemet më të hershme të shkrimit në botë). Kulla Azadi (e quajtur ndryshe Liria), në qendër të Iranit, u ndërtua nga disa arkitektë iranian me porosi të Shahut të fundit të këtij shteti, Mohammad Reza Pahlavi, si një shenjë përkujtimore të 2.500 vjetorit të themelimi të Shtetit Imperial të Iranit.

Mauzoleumi i Ruhollah Khomeini strehon varret e Ajatollah Ruhollah Khomeini, themeluesit të republikës islamike dhe familjes së tij, së bashku dhe me figura të tjera politike. Është cilësuar gjithashtu edhe si një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Iranin modern.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA