Burime të shumta nga Iraku kanë raportuar se janë hedhur dy raketa pranë ambasadës amerikane në Bagdad, si dhe tri të tjera te një bazë ushtarake, 80 km pranë kryeqytetit irakian, ku qëndrojnë trupat amerikane.

Të paktën dy raketa janë dëgjuar të shpërthejnë pranë ambasadës, brenda “Zonës së Gjelbër”, e cila mbahet nën kontroll të rreptë sigurie, sipas Sky News Arabia.

Tri raketa të tjera mendohet se janë hedhur në bazën ajrore “Balad”, ku ndodhen trupat amerikane, 80 km në veri të kryeqytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të cilët citojnë burime nga ushtria irakiane.

Dy prej këtyre raketave “Katjusha” kanë shpërthyer në brendësi të bazës ajrore. Mbetet ende për t’u konfirmuar se sa trupa amerikane kanë qenë aty në atë çast.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u shtuan pasi gjenerali më i madh iranian, Kasem Sulejmani, u vra nga një sulm me dron teksa udhëtonte me makinën e tij. Irani premtoi se do të hakmerrej, ndërkohë që presidenti Trump tha se Sulejmani kishte vrarë shumë amerikanë dhe po planifikonte të vriste dhe të tjerë, dhe se Irani s’ka fituar asnjë luftë, por s’ka humbur në asnjë negociatë.

Ndërkohë, shtetasve amerikanë u është kërkuar të largohen nga Iraku dhe SHBA-të kanë dërguar 3000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, kryesisht në Kuvajt.

FOTO GALERI
7/8
Më pas, Trump shtoi në një postim tjetër: “Gjenerali Kasem Sulejmani ka vrarë dhe ka plagosur rëndë me mijëra amerikanë për një periudhë të gjatë kohe, dhe po planifikonte të vriste shumë të tjerë. Ishte përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshi protestuesit e shumtë që janë vrarë edhe në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA