Një 21 vjeçar në qytetin e Durrësit ka rënë në prangat e policisë pas një ndjekjeje të gjatë me makinë.

Shtetasi me iniciale S.K., 21 vjeç është konstatuar nga patrulla e policisë duke bërë parakalime të gabuara, por pavarësisht se i është dhënë shenja e ndalimit, i riu nuk i është bindur urdhrit të efektivëve dhe është larguar me shpejtësi.

Menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje,  ku 21 vjeçari braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap, por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike  kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA