![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/23_sd-4-800x450.jpg)
30/06 09:34
Juventus mposhti me rezultatin 3-1 Udinesen ditën e djeshme dhe falë ndalesës së Inter ndaj Fiorentinës ndodhen me pikë të barabarta me zikaltërit dhe ndajnë kreun bashkë.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë sfidë, por u bë protagonist edhe i një gjesti mjaft domethënës.
Në minutën e 81-të Gonzalo Higuain që kishte shiritin e kapitenit zëvendësohet dhe ai ja jep atë Cristiano Ronaldos, portugezi nuk e mban për vete por ja vendos në dorë Matuidi pasi francezi ka shkuar në Torino një sezon më parë se CR7.
Mesfushori e ka falenderuar portugezin me anë të një statusi në Twitter.
Top Channel