Babagjyshi dhe 3 viza kokainë! Pulovra “e çmendur”, një nga produktet më të shitura në Amazon

13/12/2019 10:44

Pak ditë pasi Walmart nxori nga tregu i shitjeve një pulovër, në të cilën shfaqej Babagjyshi dhe tre viza kokainë, produkti në fjalë është shndërruar në një nga artikujt më të shitur në Amazon.

Zinxhiri i supermarketeve u përball me reagime të menjëhershme gjatë kësaj jave dhe menjëherë pas kësaj, Walmart thuhet se kërkoi falje dhe i largoi pulovrat nga shitja së bashku me shumë të tjera si ajo që gjithashtu përshfanin atmosferën festive në një këndvështrim “jo të përshtatshëm”.

Gjiganti i shitjes me pakicë pranoi përmes një zëdhënësi se pulovrat “nuk përfaqësojnë vlerat e Walmart” dhe fajësuan një shitës të palës së tretë, s ai takon shpërndarjes së tyre në internet.

Sidoqoftë, veshjet me modele identike mbeten të disponueshme për t’u shitur në Amazon, ku pulovra është bërë artikulli Nr.1 më i shitur në kategorinë e tyre, që nga e enjtja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA