Një debat i fortë u zhvillua mes Neritan Sejaminit dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi. Debati u zhvillua teksa po flitej për mjetet që i mungonin emergjencave civile shqiptare.
Qeveria bleu 51 Land Rover, model i fundit dhe prodhimi i fudnit përpara tërmetit dhe nuk bleu mjete për emerjencat civile. Një ditë përpara tërmetit këto janë lançuar tek Sheshi Nënë Tereza- tha Sejamini.
Makinat janë dhuruar nga qeveria japoneze. Janë makina Toyota dhe janë dhuruar nga qeveria japozene pa asnjë kosto për shtetin shqiptar- iu përgjigj Klosi.
Nuk po flas për Toyotat. Po flas për blerjen e Land Rover, prodhim britanik. Ishte një blerje e bërë në bashkëpunim me Këshillin e Europës. Pastaj në qoftë se Toyotat nuk t’i dhuroi Japonia pa i kërkuar ti. Pse nuk kërkuar mjete për të menazhuar emergjencat civile- vijoi Sejamini.
Top Channel