
25/02 09:55
Dje është mbajtur ceremonia për shpalljen e lojtarit më të mirë në botë, ku këtë çmim e fitoi argjentinasi Lionel Messi.
Përderisa Messi u shpall lojtari më i mirë në botë, ylli tjetër portugez Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në Itali.
“Për mua është krenari të jesh lojtari më i mirë në Serie A. Falënderoj shokët e mi lojtarët e Juventusit dhe të gjithë lojtarët që votuan për mua. Viti i kaluar ishte viti im i parë në Itali, një kampionat i vështirë por jam shumë i lumtur. Dhe unë dua ta bëj atë njësoj si vitin e kaluar”, është shprehur portugezi pas fitimit të këtij çmimi.
Top Channel