Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Elliot Anderson nga Nottingham Forest për shifrën rekord prej 135 milionë eurosh, duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit.

Me këtë transferim, “Citizens” kanë tejkaluar shpenzimin e vitit 2021, kur paguanin rreth 117 milionë euro për të marrë Jack Grealish nga Aston Villa.

Mesfushori anglez ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn dhe bëhet përforcimi i parë i madh i klubit pas largimit të Pep Guardiolës nga stoli.

Pas përfundimit të epokës së Guardiolës, drejtimin e skuadrës e ka marrë ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, i cili nis kështu një kapitull të ri në “Etihad”.

Anderson, i cili shkëlqeu me Nottingham Forest, shihet si një investim afatgjatë nga drejtuesit e Cityt dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e ri të klubit anglez.

Top Channel