
“Donim të fusnim trupin e Afrim Bunjakut në makinë, por të shtënat nuk ndalonin”, polici tregon sulmin e Banjskës: Qëlluam shtyllat e ndriçimit që të mbroheshim
09/06 14:42
Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, kanë filluar të bëhet përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër do të bëhen gërmime.
Se sot nuk do të ketë gërmime për KosovaPress e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga komisioni qeveritar për persona të pagjetur, i cili ka thënë se sot po bëhet vetëm përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër qysh nga ora 9:00, do të fillojnë gërmimet.
Kujtojmë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës edhe më herët janë bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë.
Top Channel