Gjendet e vdekur ylli i muzikës Pop, 6 muaj më parë kishte tentuar vetëvrasjen

24/11/2019 13:40

Ylli i muzikës Pop, koreania Goo Hara është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim pas një përpjekje vetëvrasjeje gjashtë muaj më parë.

Hara u gjet në shtëpinë e saj në zonën e pasur Cheongdam-dong rreth orës 6 pasdite me kohën lokale të Dielën dhe policia tha që hetimet po vazhdojnë.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte organizuar një rikthim në Japoni, duke vizituar vendin nga 14 deri më 19 nëntor, për të promovuar single-in e saj të ri.

Ajo nuk është megastari i parë i K Pop që ndien presionet e mëdha të vëmendjes në industrinë e diskutueshme. Muajin e kaluar Sulli, 25 vjeç, një ish-anëtare e bandës së vajzave, u gjet e vdekur në banesën e saj pasi luftoi ‘depresionin e rëndë’.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA