Banka e parë e gjakut në botë që do të marrë donacione nga homoseksualët dhe biseksualët do të hapet në Londër.
Formimi i kësaj banke u iniciua nga FreedomToDonate, e cila në këtë mënyrë dëshiron të protestojë ndaj dispozitës se homoseksualët mund të dhurojnë gjak vetëm nëse ata kanë abstenuar nga seksi për tre muaj.
Banka e paligjshme e gjakut, siç e quanin, do të fillojë operacionet në 23 nëntor në një vend të fshehtë, dhe projekti dëshiron të theksojë se ekzistojnë metoda alternative të vlerësimit të pranueshmërisë që mund të ndihmojnë në gjetjen e ofruesve të rinj, të sigurt dhe të pranueshëm për të përmbushur kërkesat e Institutit Britanik të Shëndetit Publik (NHS).
Në Britani, ky problem është mjaft i theksuar, pasi vetëm në pesë vjetët e fundit, numri i burrave që japin gjak ka rënë me 25 për qind, dhe në të njëjtën periudhë numri i grave është ulur me gjashtë për qind. NHS vlerëson se Britanisë i mungojnë rreth 135,000 donatorë vullnetarë të gjakut në vit.
Data e hapjes nuk u zgjodh rastësisht, pasi gjatë festave, nga mesi i dhjetorit deri në mes të janarit, regjistrohet rënia më e madhe në dhurimin e gjakut.
Top Channel