23/11 20:33
Ardian Ismajli drejt Serisë A. E shkruajnë mediet kroate, që sigurojnë se për mbrojtësin kuqezi të Hajdukut të Splitit interesohen dy ekipe të Serisë A, më konkretisht Bologna dhe Atalanta.
Klubet në fjalë e kanë ndjekur mbrojtësit në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e 23-vjeçarit. Lidhja me Bolognan dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edy Rejas, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë.
Ardian Ismajli ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë vështirë se do të qëndrojë më gjatë në kampionatin kroat.
Top Channel