26/11 10:20
Një grua franceze, e cila akuzohet se ka shërbyer si mblese për ISIS-in, ndodhet mes një grupi luftëtaresh femra të ISIS-it që po dëbohet nga Turqia për në Francë.
25-vjeçarja Tooba Gondal, e cila ka studiuar në universitetin e Londrës, kishte thënë se kishte pasur leje banimi në Britani, por Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar e ka përjashtuar që para një viti.
Qendra Franceze për Analizimin e Terrorizmit ka thënë për Times se Gondal do të dërgohej në Francë si pjesë e planit të Ankarasë për të zbrazur burgjet turqe nga xhihadistët.
Top Channel