Alarm në Venecia! Qyteti-lagunë rrezikon përmbytjen në më shume se 70% të sipërfaqes së tij nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit.

Por çfarë ndodh kur shënohet një baticë prej 155 centimetrash? Në një rast të tillë, pjesa më e madhe e qytetit mbulohet nga uji, edhe pse disa zona me akses publik mbeten të hapura.

Kapërcimi i nivelit një metër e gjysmë do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “event biblik”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA