“Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish 02/12 08:23
Një kryetare bashkie në Bolivi është lhyer me bojë të kuqe dhe është tërhequr nëpër rrugë nga protestuesit, të cilët e fajësojnë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës.
Patricia Arce, nga partia “mas” që është në pushtet, u nxor nga bashkia dhe u mbajt për katër orë nga protestuesit, të cilët e poshtëruan duke e detyruar të gjunjëzohet e të firmosë dorëheqjen.
Djem të rinj, të armatosur me shkopinj e të mbuluar me maska, thërrisnin “vrasëse” teksa marshuan nëpër rrugë me kryebashkiaken nga pas, të cilës i prenë flokët.
Bolivia është pushtuar nga protestat pas fitores së presidentit Evo Morales në zgjedhjet e 20 tetorit, të cilat opozita i quan të manipuluara.
Top Channel