Sezoni i ri në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli ka nisur në ArTurbina. Sigurisht që kjo zhvendosje nuk ka qenë e lehtë dhe ka mbartur vështirësitë e saj. Por më shumë për shkak të një koncepri të ri shëtitës, se sa vështirësive për salla, teatri këtë sezon ka një shtrirje më të gjerë në rrethe.
“Me ndryshimin e hapësirave teatrore, gjërat janë bërë më delikate. ekzistojnë vështirësi që përpiqemi ti kapërcejmë. Kemi zgjedhur si ënyrë hapjen e teatrit ndaj zonave të pashkelura”, shprehet Kico Londo, drejtor i TKEKS.
Repertori i këtij sezoni përfshin 10 shfaqe. Por ndërkohë që deri më tani numri i shpeshtë i premierave ka bërë që kohzgjatja e shfaqeve të jetë e shkurtër, edhe këtu do të ketë një ndryshim.
“Ne tani kemi dhjetë shfaqe në repertorin e teatrit. tashmë do të kemi mundësi që të përgatisim shfaqe më komode me aktorë. Deri tani kemi punuar me shfaqe të mëdha, 15-20 aktorë. Përfshi këtu Medea, Shumë Zhurmë Për Asgjë, Jashtë Derës etj”, shton Kico Londo.
“Repertori i vitit që vjen do të ketë musical, do të ketë dy deri në tre vepra bashkëkohore të shkruara nga një deri në pesë vjet pa munguar këtu dramaturgjia shqiptare, për të cilën jemi duke punuar megjith mangësitë që ajo ka”, tha Londo.
Sipas Londos këto mangësi përfshijnë faktin që cilësia e saj nuk është në nivelin e veprave të mëdha bashkëkohore të huaja. Prandaj edhe për këtë sezon ky teatër do të ketë në fokus emrat e spikatur të skenës evropiane .
Jetona Kocibelli
Top Channel