Tre arkivole dhe dy kufoma të rreme. Me këtë protestë makabër të organizuar para selisë së Bashkisë së Napolit varrmihësit treguan mosmarrëveshjen e tyre me pushtetin lokal.
Stafi i varrmihësve, 28, disa prej të cilëve kanë punuar prej vitesh kundërshtojnë menaxhimin e ri privat të shërbimit organizuar nga Komuna.
“Pas privatizimit të shërbimit të varrezave – shpjegon një zëdhënës i protestuesve – ne kemi pasur të gjitha garancitë për vazhdimësinë e punësimit tonë nga administrata e qytetit dhe nga kompania fituese e kontratës.
Por kemi disa paga të padhëna deri në 20 muaj, dhe nëse vazhdon kështu, ne do të varrosemi “. Protestuesit u futën me rradhë në arkivolet që vendosën para hyrjes së bashkisë.
Ata thanë se po jetojnë falë ndihmës së të afërmve sepse nuk po marrin pagat e tyre ndërsa po pushohen nga puna.
Top Channel