SHBA në “epokën e akullnajave”/ 11 të vdekur nga stuhitë e acarit, preket më shumë se gjysma e popullsisë
26/01 16:25
Gjyshja 67-vjeçare bëhet kinezja më e moshuar që sjell në jetë një fëmijë pas një shtatzënie natyrale.
“Gruaja, me emrin Tian, lindi të premten me cezarian në provincën e Shandongut”, njofton një media lokale.
Ajo është bërë nënë e një vajze, ndërsa materniteti i qytetit Zaozhuang konfirmoi se një 67-vjeçare kishte lindur në mjediset e tij, por pa dhënë detaje.
“Fëmija është një dhuratë nga qielli për ne të dy”, deklaroi bashkëshorti i Tian, 68 vjeç.
Sipas të përditshmes “Global Times”, bebja u quajt “Tianci” që në gjuhën kineze do të thotë “Dhuratë nga qielli”,
Nëse shtatzënia e Tian rezulton të ketë qenë vërtet natyrale, bëhet fjalë për një rekord botëror.
Top Channel