Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Një 19-vjeçar u arrestua për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, ndërsa një 31-vjeçar për “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 19 vjeç, banues në Durrës. Pas një telefonate në numrin 112 për një konflikt ndërmjet dy grupe të rinjsh në lagjen Nr. 14 Durrës, shërbimet e Policisë janë afruar menjeherë me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej autorëve, shtetasit M.L. i është gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri (përforcues grushti) pa leje”, njofton policia.
Top Channel