Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vazhdojnë me një takim tjetër në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Në një intervistë për KosovaPress, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritet të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti, i cili synon postin e kryeministrit, tha se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Ndryshe, nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.

Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA