Makina përfundon në kanal, kalimtarët shpëtojnë shoferin
28/10/2019 16:33
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tale, Lezhë. Një automjet ka përfunduar në kanal si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit.
Mark Murri drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për në spitalin e Lezhes. Kanë qenë kalimtarët që e kanë nxjerrë atë nga makina. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes ku po punon per zbardhjen e shkaqeve.
Top Channel