Rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës janë shndërruar këto ditë në sheshxhirimin e një filmi me protagonist aktorin Gérard Depardieu.

Xhirimet e “Millosheviçi dhe unë” me regji të Arben Kastratit mbajtën të bllokuar për disa orë qafën e pazarit në Gjirokastër. Ngjarja u kthye në tërheqje turistike brenda pak orësh.

Regjisori kosovar Arben Kastrati flet për filmin por ai nuk ka dashur të zbulojë enigmën e subjektit. mësohet se filmi lidhet me ngjarjet e Kosovës së pasluftës, menjëherë pas përfundimit të luftës, kohë mjaft e trazuar psikologjikisht, kohë që sipas Kastratit prodhoi shumë heronj të rremë dhe kriminelë të vërtetë. Në atë sesi këto të dy përcaktime ngatërrohen do të rrëfejë edhe filmi.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër i dorëzoi aktorit “Çelësin e qytetit”, një titull që jepet për autoritete të shquara që ndihmojnë në njohjen e Gjirokastrës.

“Jam i nderuar që marr çelësin e qytetit të Ismail Kadaresë. Jam qytetar i Gjirokastrës”, u shpreh aktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA