Policia sllovene ka shkatërruar një bandë trafikantësh që ka gjeneruar rreth 1.3 milion euro fitime të paligjshme duke kontrabanduar shtetasit kinezë në Itali përmes Sllovenisë.
Nga katër sllovenë dhe tetë kinezë që drejtojnë bandën e trafikimit me qenie njerëzore, tre janë në arrest dhe dy janë nën arrest shtëpiak, tha sot policia në Maribor, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.
Njëri nga të dyshuarit e arrestuar është shtetas slloven dhe pjesa tjetër janë kinezë me vendbanim të përhershëm në Slloveni.
“Anëtarët e grupit kontrabandues dyshohet se kanë ndihmuar të paktën 143 kinezë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Slloveni përmes Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë gjatë vitit të kaluar”, tha shefi i Policisë kriminale në Maribor, Beno Megliq në një konferencë për shtyp.
Për të kaluar nga Kina në Itali në mënyrë të paligjshme, qytetarët kinezë duhej të paguanin nga 9.000 euro deri 14.000 euro.
Top Channel