Partizani rimori kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit pas suksesit të merituar 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen që uli siparin e javës së 9. Demat e kuq ishin formacioni më i mirë në tapetin e stadiumit Selman Stërmasi, duke ndëshkuar korçarët që janë larg formës së dikurshme dhe po rrëshqasin drejt zonës së mbijetesës në Kategorinë Superiore.

As 3 minuta nuk zgjati rezistenca e korçarëve pasi Belica prishi ekuilibrat me kokë pas një goditjeje këndi nga Trashi, e para e fituar dhe e shfrytëzuar në një mënyrë krejt efikase. Por vrulli i kryeqytetasve nuk u ndal me kaq. Bruno Telushi finalizoi në rrjetë një goditje dënimi e cila si për çudi kaloi murin pa asnjë problem, e pa kështu dhe portierin Koliçi të tradhtuar nga prapavija.

Skënderbeu arriti të ngushtonte distancat me golin e Gripshit pak para pushimit, pas një sllallomi të bukur të mesfushorit në zonën e vendasve. por kush priste një përmbysje mes tifozëve korçarë u zhgënjye. Çinari shënoi golin e tretë dhe atë që i dha siguri Partizanit për suksesin në stadiumin Selman Stërmasi.

Me këtë fitore, të Kuqtë kryesojnë me 1 pikë më shumë se Bylis i vendit të dytë.

FOTO GALERI
7/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA