Andrea Kimi Antonelli kishte mundësinë e parë për të fituar titullin e parë për pilotë në Austin të Texasit, por nuk ia doli dot. Por ai do të ketë shansin e dytë, fundjavën që vjen, në Meksikë dhe kjo garë do të jetë vërtet vendimtare.

Kjo sepse në garën e ardhshme italianit do t’i mjaftojë të mos humbasë shumë pikë kundrejt rivalëve që kanë mbetur në lojë, Lewis Hamilton e George Russell, me këta të fundit që janë të detyruar të fitojnë me çdo kusht.

Kur duhen edhe 5 gara nga fundi i sezonit, Antonelli ka 123 pikë avantazh kundrejt Russell dhe 124 kundrejt Hamilton. Në total 20 vjeçari ka grumbulluar 365 pikë dhe dy ndjekësit e tij janë respektivisht me 242 dhe 241 pikë. Pas garës së Meksikës do të mbeten në lojë 100 pikë dhe Antonellit do t’i mjaftonte të largohej nga Çmimi i Madh i Meksikës me 100 pikë diferencë  për t’u bërë i paarritshëm nga rivalët e tij duke qenë se në bilancin e tij sezonal ka 9 fitore, kundrejt 2 të kundërshtarëve të tij.

Pra në fundjavën që vjen, Antonelli mund të fitojë një titull historik dhe do të mundësonte rikthimin e një piloti italian në majën e Botërorit, për t’i dhënë fund një ‘thatësire’ që zgjat që nga 1953 me Alberto Ascari me Ferrari 500 F2.

Antonelli shpallet kampion në meksikë nëse:

-Russell apo Hamilton nuk fitojnë garën, Antonelli do të festojë pavarësisht pozicionit në garë

-Nëse Russell fiton garën, Antonelli do të duhet të renditet të paktën në vendin e 9

-Nëse Hamilton fiton garën, Antonelli do të duhet të renditet të paktën në vendin e 10.

Ndalesat e ardhshme të Botërorit të Formula 1:

GP Meksikë (30 tetor-1 nëntor)

GP Brazil (6-8 nëntor)

GP Las Vegas (20-22 nëntor)

GP Katar (27-29 nëntor)

GP Abu Dhabi (4-6 dhjetor)

Top Channel